Vendim i çuditshëm i Dembele, injoron Realin për Sëlltikun

Skuadrat e mëdha të Evropës janë çuditur dhe njëkohësisht zhgënjyer nga sulmuesi I Sëlltikut, Musa Dembele. Menaxheri i francezit ka bërë të ditur, se futbollisti do të mbetet në Skoci, pavarësisht interesimit të Real Madridit. “Musa nuk ka stres. Ai nënshkroi një marrëveshje 4-vjeçare me klubin nga Gllasgou dhe ai do të qëndrojë edhe për katër vite të tjerë”, ka deklaruar menaxheri i lojtarit,  Mamadi Fofana, për Daily Record.

“Nëse ai do të largohet do ta bëjë të ditur në kohën e duhur. Në janar ka pasur spekulime, por nuk do të thotë se këto do të ndikojunë në vendimet e tij”, ka theksuar ai. Veç kampionëve të Europës, interesim për ta transferuar Dembelen kanë shfaqur edhe Bajern Mynih, Liverpul, si dhe disa skuadra tjera.

sfidanti.al