Kristina dhe Patrik, motër e vëlla që entuziazmojnë me mënyrat e tyre

Dy talente në familje. Ndërkohë që Patrik Shik entuziazmon tifozët e Sampdorias në fushat e Serisë A, motra e sulmuesit bën të çmenden ndjekësit e saj në Instagram, me format e saj. Quhet Kristina, modelja 21 vjeçare, të cilës natyra i ka falur gjithçka me bujari, për të qenë në qendër të vëmendjes, pa bërë pothuajse asgjë.