Rilindja e Falkaos: Në Angli në 2 sezone  5 gola, tani më i miri..

Pas sezoneve për t’u harruar te Mançester Junajtidi dhe Çelsi, Radamel Falkao po e tregon përsëri se çfarë sulmuesi klasi është ai, ndërkohë që, mbrëmë, ai dha spektaklin e vet në “Eihad”, duke u kujtuar tifozëve ditët e tij më të mira. Me tre golat që shënoi në “Etihad”, Monako i mori Barcelonës statusin e ekipit më efikas në Evropë. Në 41 ndeshje, në të gjithë konkurrimet, ekipi francez ka shënuar 110 gola që e bën atë ekipin me më shumë gola të shënuar në “kontinentin e vjetër”.

Në kampionat, ky ekip ka shënuar 76 gola, në Ligën e Kampioneve dhe ndeshjet kualifikuese – 19, ndërsa në konkurrimet e kupave – 15. Barcelona, nga ana e saj, gjatë këtij sezoni, ka shënuar 109 gola në 40 ndeshje. Radamel Falkao është shënuësi më i mirë i ekipit më 23 gola në 28 ndeshje, ndërkohë që 16 lojtarë të tjerë të Monakos kanë shënuar, të paktën, nga një gol. Duket qartë se futbollisti kolumbian po luan, gjatë këtij sezoni, tamam si i rilindur. Kur mbante të veshur bluzën e Celsit, ai shënoi vetëm një gol gjatë të gjithë sezonit, ndërsa vitin e mëpassëm – katër gola në 33 ndeshje me Mançester Junajtidin.

sfidanti.al