Anton Grizmani nuk ishte dakord me vendimin e Diego Simeones që ta nxirrte nga loja Kevin Gameiron, duke i thirrur trajnerit se ai po hiqte nga fusha lojtarin më të mirë. Gameiro zhilloi një lojë të shkëlqyer, mbrëmë, në Leverkusen, pasi i dha pasimin për gol Grizmanit, kur rezultati u bë 0-2, ndërsa, më pas, e çoi atë në 1-3, duke shënuar nga pika e penalltisë. Kur rezulati u bë 2-3, Simeone, në min. e 71-të, vendosi që të hiqte nga loja një sulmues dhe të fuste në lojë një mesfushor që ta ulte ritmin dhe të siguronte fitoren.
Megjithatë, një vendim i tillë i “Colos” (Simeones) nuk i pëlqeu Grizmanit. Kamerat kapën momentin, kur ylli kryesor i ekipit madridas i thirri trajnerit se po hiqte nga loja futbollistin më të mirë në fushë. “Jo, jo, jo. Mos e nxirr nga loja. Ai është më i miri, ai është më i miri”, tërriste Grizmani në drejtim të stolit të ekipit të vet. Sidoqoftë, më golin e shënuar në fund të ndeshjes nga Fernando Toresi, Atletiko e Madridit siguroi fitoren 4-2 ndaj Bajer Leverkusen dhe, tani, ndodhet një hap larg çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.
sfidanti.al