Raketa nr.2 e botës, Novak Gjokoviç, i gëzoi tifozët e vet, kur vendosi që, në rrjetët socialë, të transmetoi direkt një pjesë të stërvitjes së tij, por, gjatë xhirimit, ai pati një grindje të vogël me bashkëshorten e tij, Jelenën. “Gjysmës delikate” të familjes Gjokoviç nuk i pëlqeu sjellja e Novakut, kështu që ata të dy u grindën. “Si po sillesh kështu? Faleminderit shumë, dashuria ime, faleminderit prej teje”, i tha me zë të lartë, mjaft e mërzitur, Jelena Novakut që, nga ana e tij, përpiqej që ta qetësonte atë. Në fakt, ajo i ndërpreu ankesat, kur vuri re se atë po e filmonin, por, megjithatë, në opinionin publik mbeti dilema, nëse, me të vërtetë, Jelenës i kishte mbetur qejfi nga sjellja e të shoqit, apo e gjithë skena ishte vetëm një lloj cirku para kamerave.
sfidanti.al