Rinovimi i Modriçit, do të fitojë sërish 12 milionë euro në vit, apo do të zbresë nën 10 milionë?!

Në Madrid thuhet se janë të qetë, pasi drejtuesit e klubit janë të bindur se mesfushori kroat do të pranojë të firmosë edhe për një sezon tjetër në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori, që do të mbushë 37 vjeç në shtator, përfundon kontratën në qershor, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë akordi mes tij dhe presidentit Florentino Perez. Sias kontratës origjinale, kroati fitonte 12 milionë euro në sezon, ndërsa gjatë pandemisë pati një akord për të ulur rrogën me 10 për qind, pra me rreth 1.2 milionë euro në vit. Në Spanjë thuhet se Modriçi shpreson të fitojë sërish 12 milionë euro në edicion, por nga ana tjetër, klubi mund t’i kërkojë të bëjë një sakrificë, pra ta ulë edhe më tej rrogën e ulur nga pandemia, sepse Reali do të duhet të bëjë kursime për të marrë Kilian Mbapenë, pse jo edhe Erling Halandin.

Sfidanti.al