Sa e pacipë gara e Superligës! Ato lart..puthen, ekipet poshtë ..”vriten”

Dikur thonim se uji nga sipër del i pastër, por turbullohet poshtë! Në “burimin” e Superligës, ka një ligjësi ndryshe: uji nga sipër po del i turbullt dhe pastrohet poshtë ! Kukësi dhe Tirana, ekipet e “burimit”, kanë bërë një ndeshje që dukej sikur zgjati sa një jetë dhe jo 90 minuta. Dy rivalët qw pwr vite kanw thyer kokat, gati u “ dashuruan” për 45 minuta”, saqë ndeshjen e shndërruan në një flirt barazimi.

Madje në pjesën e pare, u perjetua orgazma e paqes sa ekipet lëviznin në një hapësirë pa porta, tolloviteshin në një lojë pa busull, ku nuk shkrepte as një gjuajte nëpër porta. Madje, nëse poshtë pallatave në ndërtim shohim tabelën “Kujdes nga vinçi”, në këtë ndeshje do të ishte e udhës të shkruhej: “ Kujdes nga rastet..”

Ka javë që futbolli i ekipeve të “madha” është i vogël, s’ka gjak dhe as rivalitet, ndërsa loja e vërtetë bëhet poshtë, në thellësi të tabelës, atje ku mezi marrin frymë ekipet e vogla. Atje ku hallet nuk të lejojnë të bësh flirt me kundërshtarin. Në këtë kuptim, ndeshja hallemadhe Dinamo-Egnatia ishte si një shuplakë morale ndaj paqësores së elites, Kukësi-Tirana. Kjo ndeshje mbijetese, që mund tw pagëzohet “rruga Egnatia” , mund të qortohet për nga kozemtika, veç kishte atë që na mungon aq shumë: futbollin pa kompromis!

Sfidanti.al