Periudhën e vështirë të karrierës e ka lënë përfundimisht jashtë. Nuk ka nevojë Rej Manaj të tregojë veten në Serinë B italiane, apo në kategorinë e dytë dhe të tretë të Spanjës. Pas përvojës me Interin kur ishte fare i ri, dhe pasi veshi fanelën mitike të Barcelonës, sulmuesi i kombëtares shqiptare është kthyer në njeri përcaktues tek Specia në Serinë A. Dakord, luan në një skuadër të vogë, porse në elitën e Italisë. Në ndeshjen ndaj Venecias në shtëpi, Manaj krijoi golin e vetëm të ndeshjes, pasi ishte ai që lëshoi gjuajtjen drejt portës, ndaluar mrekullisht nga portieri mik Menpa (Maenpaa), por pas topit shkoi Giasi që hyri me gjithë sferën në rrjetë. Fitore 1-0 dhe Specia tani ka 32 pikë, 10 pikë më shumë se Xhenoa që ndodhet në vendin e tretë nga fundi, pozicioni i fundit që të zbret në Serinë B.
Sfidanti.al