Argjentinasi do të luajë, ky është premtimi i trajnerit bardhezi, i cili u thotë gazetarëve se “kështu edhe ju jeni të gjithë të kënaqur”. Masimiliano Alegri është pyetur shpesh për Paulo Dibalën, argjentinasin që do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, por që do të ketë një rol të rëndësishëm në Derbin e Italisë këtë të diel. “Dibala luan, – thotë Alegri, – lidhur me të kemi një qendrim, unë dhe drejtuesit e klubit”. Kjo do të thotë se skema 4-4-2 e dhënë për Juven nga mediat italiane mund të ndryshojë, ndërsa pritet që edhe Vlahoviç e Morata të jenë në fushë.
Për Interin, është e sigurt që Brozoviç do të jetë titullar, ndërsa De Vraj sipas të gjitha gjasave nuk ia del për në formacion, por maksimumi mund të ulet në stol. Në vend të holandezit, D’Ambrozio. Mesfusha dhe sulmi janë shumë mirë me lojtarët kryesorë që nuk do të mungojnë, ndërsa Aleksis Sançez do të jetë alternativë për Xhekon e Lautaron.
Juventusi (4-4-2): Shezni, Danilo, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro, Kuadrado, Zakaria (Dibala), Lokateli, Rabio, Vlahoviç, Morata.
Interi (3-5-2): Handanoviç, D’Ambrozio, Shkriniar, Bastoni, Damfris, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Xheko, Lautaro Martinez.
Sfidanti.al