Nuk i ka pasur raportet shumë të mira me shumë trajnerë apo drejtues klubesh, ndërsa Sër Aleks Fergusoni lëshoi një batutë të tmerrshme për të. Mino Raiola vlerësohet si një nga dy agjentët më të mirë të futbollit në botë, por duket se raportet e italo-holandezit po dëmtohen edhe me një klub tjetër të madh, Realin e Madridit. Mediat spanjolle shkruajnë se Erling Halandi, lojtari i tij, është më larg “Bernabeut” edhe sepse Raiola ka kërkesa shumë të larta që presidenti Florentino Perez nuk ka dëshirë t’i kënaqë. Gjithsesi, tek Reali thonë se problem janë dëmtimet e shpeshta të 21-vjeçarit që luan për Dortmundin dhe që po vendos rekorde me golat e shënuar. Duket se Mançester Siti është favorit për norvegjezin.
Sfidanti.al