NBA, Jokiç realizon një tripëll dabëll madhështor në fitoren e Denverit!

Jo më kot e cilësojnë si më të mirin. Edhe në basketbollin amerikan po hyn në modë që lojtarët e huaj të fitojnë çmimet dhe Nikola Jokiç është njëri prej tyre. Shtatlarti i talentuar nga Ballkani shkëlqeu në fitoren e Denverit, 113-109 në fushën e Sharlotës. Kapiteni ishte me të vërtetë madhështor në paraqitjen e tij tërësisht të kompletuar. Ai shënoi 26 pikë, dhe lehtësisht mund të kishte realizuar edhe më shumë, por mendoi shumë për shokët e skuadrës. Jokiç kapi 19 topa në tabela, shërbeu 11 asistë si dhe vodhi dy topa nga kundërshtarët, duke e humbur topin vetëm katër herë.

Për këtë, meritoi notën 21, dhe mbetet në konkurrim me Zhoel Embijdin për të fituar sërish çmimin e Lojtarit më të mirë të sezonit. Të mos harrojmë se basketbollisti serb e fitoi këtë çmim edicionin e kaluar. Shërbimet e tij ndihmuan Aron Gordonin të shënonte 21 pikë, ndërsa Barton shtoi 18, si dhe Grin e Morris nga 14. Sharlota nuk luajti keq, dhe Brixhs apo Lamelo Boll e mbajtën ekipin në lojë deri në fund, por Jokiç ishte tepër i fortë. Denveri është i 6-ti në Konferencën Perëndimore, por është shumë pranë vendit të pestë, madje mund të synojë të mbërrijë deri në pozicionin e tretë, gjë që mund ta ndihmojë shumë në plej of.

Sfidanti.al