Pritej që të shënonte Kristiano Ronaldo, por ishte lojtari tjetër i Mançester Junajtidit që realizoi të dy golat në një fitore të vështirë, veçse të merituar. Bruno Fernandes tundi rrjetën e Maqedonisë së Veriut në minutat 32 e 65, duke e kualifikuar Portugalinë për në finalet e Kupës së Botës në Katar. Ishte finalja e plej ofit në stadiumin “Dragao” të Portos dhe vendasit e shfrytëzuan më së miri faktorin fushë. Ka gati 20 vjet që ky ekip nuk dështon dhe shkon gjithmonë në finale, kaq i fortë ka qenë gjatë këtyre kohëve. Portugezët patën 65 për qind të zotërimit të topit, patën 11 gjuajtje drejt portës dhe 3 në kuadrat, ndaj 3 gjuajtjeve të maqedonasve pa e gjetur asnjëherë shënjestrën. Për Maqedoninë e Veriut në fushë ishin 4 lojtarë shqiptarë, Alioski, Musliu, Ademi dhe Bardhi.
Sfidanti.al