Kanë kaluar gati 14 vjet që nga ajo ditë e tetorit të 2008-ës kur një sulmues që ende nuk kishte mbushur 20 vjeç shënoi golin e parë për ekipin e tij përfaqësues. Robert Levandovski atëherë nuk ishte edhe aq i njohur, por me kalimin e viteve e gjithë bota e mësoi përmendësh emrin e tij, aq sa cilësohet si një legjendë e denjë për të qenë në Olimpin e futbolit të sotëm menjëherë pas Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos. Ylli i Bajernit shënoi një tjetër gol për Poloninë, në fitoren vendimtare 2-0 ndaj Suedisë në finalen e plej ofit në stadiumin “Shlaski” të Horzhovit. Me këtë sukses, polakët siguruan “biletën” për në Katar. Levandovski arriti në 75 gola me fanelën e bardhë të përfaqësueses në 129 ndeshje, duke qenë rekordmeni absolut dhe një nga më të mirët me kombëtaret në rang botëror. Shpresa e madhe e tifozëve është që “Leva” ta udhëheqë Poloninë sa më larg në Kupën e Botës.
Sfidanti.al