Bajerni është në dilemë të madhe se ç’duhet të bëjë me Gnabrinë!

Si talent dhe potencial nuk diskutohet, dhe me skemat e sotme të ekipit përshtatet shumë mirë. Serg Gnabri është cilësuar gjithnjë një “shpresë” për Bajernin e Mynihut, veçse në moshën 26-vjeçare ai nuk është më lojtar për “U21), por është një burrë. Gjithsesi, lojtari i krahut ka marrë kritika për paqendrueshmërinë e tij, dhe flitet për disa takime me trajnerin Julian Nagelsman. Nga ana tjetër, futbollisti nuk ndihet i vlerësuar që po flitet më shumë për nevojën për rinovim me Tomas Mylerin, Nojerin apo Levandovskin, dhe jo edhe aq për të. Sipas mediave bavareze, Gnabri dëshiron të vazhdojë të luajë në Mynih, por dëshiron të jetë më i vlerësuar (besohet edhe nga rroga). Nga ana tjetër, drejtuesit e duan, por kërkojnë më shumë vazhdimësi. Sipas “Kikerit”, varianti më ekonomik është të rinovohet me 26-vjeçarin, kontrata e të cilit përfundon në 2023, por a do të mundet Bajerni të japë rrogë prej 15 milionë eurosh në sezon edhe për një lojtar tjetër? Deri tani duket se e bën për Leroi Sanenë dhe Komanin.

Sfidanti.al