Van Gali i thotë Ten Hagut: Mos shko te një klub komercial si Man. Junajtidi!

Antireklamë më e madhe nuk mund të bëhet sidomos kur i thuhet një trajneri futbolli. Është e qartë se çdo njeri i stolit dëshiron së pari që të fitojë ndeshje dhe trofe, dhe nuk mund të kënaqet thjesht kur shikon se bilancet financiare janë të mira. Erik Ten Hag nuk dihet nëse do ta zgjedhë apo jo Mançester Junajtidin, por patrioti i tij Luis Van Gal e nxit që të mos e bëjë. “Erik Ten Hag është një trajner i madh, – tha tekniku i Holandës, – ai është shumë i mirë për Mançester Junajtidin, por Man. Junajtidi është një klub komercial. Nuk do ta këshilloja, por ai duhet të zgjedhë një klub futbolli të vërtetë, jo një klub komercial”. Van Gal ishte trajner i Junajtidit dhe u shkarkua në 2016 pasi fitoi Kupën e Anglisë, i zëvendësuar nga Zhoze Murinjo.

Sfidanti.al