Fati i sulmuesit francez është i përcaktuar, ndërsa ai i ka plotësuar klauzolat në kontratën e huazimit nga Barcelona në Madrid. Antuan Grizman ka luajtur në 25 ndeshje këtë sezon për Atletikon e ka shënuar 8 gola, dhe kjo do të thotë se trajneri Diego Pablo Simeone do ta mbajë në ekip edhe për sezonin që vjen. Huazimi nga katalanasit është 1+1 dhe nëse Atletiko do ta dojë ta bëjë lojtarin të vetin duhet të paguajë 40 milionë euro. Kjo mund të ndodhë këtë verë, ose në 2023. Gjithsesi, “bardhekaltrit” duan edhe një qendërsulmues sepse Luis Suarez pritet të largohet. Pëlqimi është për Lautaro Martinezin e Interit, ndërsa ai që dëshiron të vijë në “Uanda Metropolitano” është Paulo Dibala. Një problem i madh, pasi Simeone nuk ka shumë nevojë sot për një lojtar si argjentinasi duke pasur Zhoao Feliksin. Më mirë për teknikun “gauços” do të ishte që Dibala të shkonte tek Interi dhe Lautaro të kalonte tek Atletiko, veçse spanjollët nuk duan as t’i afrohen çmimit prej 70 milionë eurosh që ka vendosur klubi italian për kartonin e Martinezit.
Sfidanti.al