Në “Old Traford” është një nga futbollistët më të paguar dhe më të vlerësuar, edhe pse duket se i ka dhënë fund periudhës si “djall i kuq”. Për Pol Pogbanë janë mjaft 5 sezone pa arritur të fitojë trofe, ndaj edhe do të largohet nga Mançester Junajtidi, kurse si destinacione të mundshme jepen Paris SG e Juventusi. Edhe mesfushori francez, edhe klubi italian, kanë kujtime të mira nga njëri-tjetri dhe me trajnerin Alegri janë arritur suksese, veçse aspekti financiar duket problem, madje shumë. Sipas mediave europiane, Juventusi mund t’i japë kampionit të botës deri në 10 milionë euro në sezon (afërsisht), rreth 8 milionë paundë stërlina sipas britanikëve. Kjo do të thotë gjysma e asaj që merr tek Junajtidi dhe Pogbaja nuk është nga ata lojtarë që pranojnë një ulje kaq të madhe të pagës.
Sfidanti.al