Ishte një sasi e madhe që Federata iberike kishte përgatitur për të mbajtur “frymën” e futbollistëve gjatë vizitës në Tiranë. Do të luhej një ndeshje eliminatore e Europianit 1992, dhe gjithçka ishte bërë gati që skuadra spanjolle të udhëtonte për në kryeqytetin e Shqipërisë, ku do të vendosej besohet në Hotel “Dajti”. Ishte mëngjesi I të hënës së 16 dhjetorit 1991, dhe gjithçka ishte gati për udhëtimin në Shqipëri, edhe avioni ishte në aeroportin Barahas të Madridit. Në orën 14:57 erdhi faksi nga Zvicra, me vendimin e UEFA-s që ndeshja të anulohej. Ekipi I Spanjës po bëhej gati të linte hotelin, bashkë me gazetarët dhe disa tifozë, kur gjithçka u kthye mbrapsh. Kuzhinieri Havier Arvizu (Xabier Arbizu) ishte I vetmi që “protestoi” duke thënë se ishin 200 kg ushqime që mund të shkonin kot. Më në fund, u vendos që ushqimi t’i falej Kryqit të Kuq.
Sfidanti.al