Fati i Dibalës? Interi, Atletiko, Liverpuli, Totenhemi apo Junajtidi?!

Në Torino ia prenë shkurt, madje sipas vëllait të tij dhe sipas gazetarit Fabricio Romano, klubi ndryshoi fjalën e tij. Paulo Dibala do të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, dhe drejtuesi Arrivabene deklaroi se “ai nuk është më në qendër të projektit tonë, tashmë është Vlahoviç, ka një ndryshim”. Arrivabene garantoi se nuk do të ketë “spirale” lidhur me çështjen “Dibala”. Tashmë mbetet të shihet se ku do të luajë argjentinasi sezonin e ardhshëm. Interi dihet se e pëlqen, po ashtu Atletiko e Madridit, por nga Anglia ka qenë interesimi i Liverpulit, Totenhemit dhe Mançester Junajtidit. Askush nga këta klube nuk do ta ketë problem t’i japë një shifër rreth 10 milionë euro në sezon, aq sa kërkon Dibala, dhe që Juvja nuk ia dha. Akordi, sipas Romanos, ishte 8 milionë euro rrogë bazë dhe 2 milionë euro me klauzola, por “Zonja e Vjetër” tani ka mendim tjetër.

Sfidanti.al