Ju kujtohet dita kur buldozeri prishi godinën e Teatrit Popullor? Atë ditë kemi i bërë një pyetje intime “shkatërruesit”, pra drejtuesit të buldozerit: “ A të kanë thënë gjë të prishësh dhe Teatrin e “Superligës”?
Përgjigja e tij meriton një faqe muri, pra një murale: “ Çdo teatër mund të prishet, por teatri i futbollit nuk do të prishet kurrë!”. Përse i kujtuam pikërisht këto ditë fjalët e tij? Sepse një teatër i madh ka plasur në Superligë, gjoja në emër të mbijetesës, por janë përshirë të gjithë : të fortët e zyrave dhe ata të rrugës, të politikës dhe Bashkive, edhe ekipet që janë lart në klasifikim, edhe të shtresës së mesme, pale fukarenjtë e pikëve, po ..tërbohen fare.
Sikur të kishte një studim me temën shqiptare “Pse peshku i vogël e ha të madhin (në gjithë këto javë në Superligën shqiptar), pra Katrioti dhe Egnatia, do të dilnim në përfundimin e njohur të “albanologve” se dallaveri është diçka mëse shqiptare, siç thonë amerikanët se të fiktit është markë europiane. Teatri kapi kulmin këtë javë me Vllazninë, e cila ngriti duart dhe këmbët para Egntaias, sapo përzuri “fajtorin e madh” trajnerin Bërdariç. I pati lezet Partizanit, si dhe herë të tjera, dorëzohet me marifet, gjoja si pa u kuptuar, sikur është i pakënaqur me arbitrat dhe me “gafat” që ndodhin si per ters…..
Tek Shvejku thuhej se të gjitha rrugët të çonin në Budejovice, kurse tek shvejku i futbollit tone të gjitha pazaret që bëhen në rrugët dhe honet e Superligës kanë vetëm një fund: ta zbresin Dinamon një kategori më poshtë. E gjora Dinamo , që do të dilte edhe kampione, na doli se ishte dy herë e pazonja :një herë me lojën në fushë, dhe një herë në lojën e bixhozit që ka plasur dhe ajo që s’di as t’i mbajë letrat në ..dorë!
E mundi, madje thonë se e “tradhëtoi” dhe Tirana, me të cilën kishin shkëmbyer zemrat në ditët e bukura të Shën Valentinit” ,kupë-kampionat. Tirana që bëri sikur qau kur humbi me pahir me Kastriotin në Krujë, këtë herë doli sikur kishte humbur dhe jo fituar, ngaqë ia futi Dinamos dhe u bashkua aleacën e të fortëve të “vegjël” Egnatia-Katrioti. Mund të pagëzohet edhe kjo si rruga ..Egnatia, që nuk të [on në një vend të mirë, por në një treg të ndezur pazaresh …
Sfidanti.al