Habit Rydigeri, vërtet refuzon Realin e Bajernin për Juventusin?!

Nuk dihet nëse historia është pikërisht e tillë, pra që mbrojtësi i Gjermanisë ka vendosur vërtet që të largohet nga Çelsit, por këtë nuk e bën për të shkuar tek Reali i Madridit apo Bajerni i Mynihut, porse tek Juventusi. Një habi jo edhe aq e vogël pasi Antonio Rydiger është një nga mbrojtësit më të kërkuar të Europës, ndërsa “Zonja e Vjetër” është në krizë të thellë pas eliminimit të turpshëm nga Championsi, me humbjen 0-3 ndaj Vijarrealit në Torino. Çfarë garancish mund të ketë Rydiger për të fituar Ligën e Kampionëve në Piemont, që nuk mund t’ia japë Reali apo Bajerni? Po ashtu, pak mendohet se ai i trembet konkurrencës pasi tek Bajerni, p.sh., ishte thuajse e sigurt që do të luante! Kur vjen puna tek paratë, Juvja është klub që financiarisht nuk ka gjendjen më të mirë të mundshme, ndërsa Reali është shumë mirë.

Sfidanti.al