Po zhvillon një sezon mjaft të mirë dhe është shënuesi numër 1 i skuadrës. Tami Abraham është shpresa e madhe e Romës për të arritur suksese këtë edicion, që mund të jetë kualifikimi për në Champions sezonin e ardhshëm dhe fitorja në Ligën e Konferencës, në finalen e 25 majit në “Arenën Air Albania” të Tiranës. Sulmuesi anglez ka shënuar 21 gola në 39 ndeshje në 2021-2022, nga të cilët 13 në Serinë A dhe 7 në Europë. Murinjo e lavdëron dhe është i vetmi lojtar që mund të realizojë rregullisht për Romën. Gjithsesi, nëse në Itali ka vlerësime të larta për të, sulmuesi 24-vjeçar nuk është i panjohur në Angli. Ai ka shënuar 15 gola për Çelsin në 2019-2020 në Premier Ligë, ndërsa në Championship arriti në 23 dhe 25 gola për Suonsin dhe Aston Vilën.
Sfidanti.al