Inter-Fiorentina, “San Siro” është plot, por Brozoviç nuk luan

Ende nuk është e vendosur plotësisht, por mesfushori kroat nuk u stërvit as ditën e fundit para ndeshjes. Marcelo Brozoviç nuk po e kalon plotësisht problemin fizik që pati që në ndeshjen ndaj Liverpulit, dhe me shumë gjasa, ndaj Fiorentinës sot në orën 18:00 do të jetë Çalhanoglu përpara mbrojtjes, duke pasur në krah Vidalin. i dëmtuar edhe De Vraj. Interi ka nevojë për fitoren patjetër, për të mos humbur kontaktin me Milanin e Napolin, ndërsa trajneri Inzagi bën thirrje për më shumë kujdes. “Po mbledhim më pak fryte sesa puna që bëjmë, – thotë ai, – duhet të kontrollojmë më mirë ndeshjet, pasi luajmë shumë më mirë sesa pikët që kemi marrë”. Sipas lajmeve nga Italia, “San Siro” do të jetë plot, por me kapacitetin e lejuar deri në 75 për qind. Interi ka 59 pikë, me një ndeshje më pak sesa Milani (63) dhe Napoli (60).

Sfidanti.al