Lista për Spanjën e Gjeorgjinë, kombëtarja me 3 debutues dhe një rikthim!

Do të jenë dy teste përgatitore. Trajneri i kombëtares, Edi Reja, do të përpiqet të mësojë diçka më shumë për lojtarët e tij, përpara nisjes së Ligës së Kombeve në qershor. Italiani ka shpallur listën me 26 futbollistë, ndërsa Shqipëria do të ketë miqësoret me Spanjën në 26 mars në Barcelonë, dhe në 29 mars me Gjeorgjinë në Tiranë. Në këtë listë ka 3 debutues, portieri Elhan Kastrati që luan për Çitadelën në Serinë B të Italisë, mesfushori Kristijan Asllani që është me Empolin në Serinë A, dhe mbrojtësi i Benfikës, Adrian Bajrami.

Në ekip kthehet sulmuesi Xhakomo Vrioni, kartonin e të cilit e ka Juventusi, dhe që e ka bindur Rejën me paraqitjet dhe golat e shënuar në Bundesligën austriake. Pjesa tjetër është ajo e zakonshmja, ku nuk mungojnë emrat e njohur. Portierët, Berisha e Strakosha, mbrojtësit Hysaj, Gjimshtiti, Kumbulla apo Bajrami, mesfushorë si Bare, Abrashi, Gjasula, Bajrami apo Laçi, si dhe sulmuesit Broja, Cikalleshi, Uzuni dhe Manaj. Kombëtarja ka dy miqësore të skajshme, njërën të vështirësisë së lartë ndaj Spanjës në Barcelonë, dhe tjetrën më të përballueshme në “Arenën Air Albania” ndaj Gjeorgjisë. Në 6 qershor, Shqipëria shkon në fushën e Islandës në Ligën e Europës, ndërsa ndeshja ndaj Rusisë në 2 qershor është anuluar.

Lista e kombëtares

Portierë: Etrit Berisha, Tomas Strakosha, Elhan Kastrati.

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Albi Doka, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Ermir Lenjani, Erjon Hoxhallari, Enea Mihaj, Adrian Bajrami, Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristijan Asllani, Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Odise Roshi, Nedim Bajrami.

Sulmues: Myrto Uzuni, Rej Manaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Xhakomo Vrioni.

Sfidanti.al