Nuk vjen Busketsi, Spanja përballë Shqipërisë pa asnjë kampion të botës!

Kanë kaluar gati 12 vjet që nga nata e 11 korrikut 2010, kur “Furitë e Kuqe” fituan trofeun e madh. Spanja e Visente Del Boskes fitoi Kupën e Botës në finalen ndaj Holandës në Afrikën e Jugut falë golit të Andres Iniestës, ndërsa i fundit që kishte mbijetuar nga ajo periudhë ishte Sergio Buskets. Mesfushori i Barcelonës ishte edhe në Euro 2020, por trajneri Luis Enrike nuk e grumbulloi për dy miqësoret ndaj Shqipërisë dhe Islandës. Kapiten i ekipit do të jetë Zhordi Alba, që ka 80 ndeshje për spanjollët. Po ashtu, në listën e Luis Enrikes mungon portieri i Mançester Junajtidit, David De Gea.

Sfidanti.al