Nëse Benzema nuk luan, Ançeloti ka probleme në El Klasiko!

Sulmuesi francez do të jetë në dyshim deri në orët e fundit. Karim Benzema është i dëmtuar dhe trajneri Karlo Ançeloti do të duhet të presë për të mësuar nëse do ta ketë në dispozicion në derbin e nesërm ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”. Mediat e kryeqytetit të Spanjës shkruajnë se Reali mund të aktivizojë Marko Asension në pozicionin e tij, ndërsa në fushë do të jenë Vinisius e ndoshta Rodrigo. Ançeloti nuk pritet që të hedhë në fushë Joviçin apo Marianon, ai nuk i ka aspak në planet e tij dy sulmuesit e tjerë. Reali nuk e ka të domosdoshme fitoren në El Klasikon ndaj Barcelonës, pasi diferenca me vendin e dytë është e madhe, por nuk mund t’ia lejojë vetes që ta nënvleftësojë një ndeshje të tillë që mund t’i sjellë probleme nëse e humbet, sidomos në Madrid.

Sfidanti.al