Gol për 32”, Vlahoviç lë pas Inzagin e Del Pieron, i mbetet Konopljanka!

Asnjë lojtar me fanelën e Juventusit nuk kishte shënuar kaq shpejt në Ligën e Kampionëve, në debutim. E bëri Dushan Vlahoviç që la pas nja dy ndeshje të vështira në Serinë A dhe u tregua i rëndësishëm për torinezët në fushën e Vijarrealit. Në stadiumin spanjoll, sulmuesi serb realizoi pas 32 sekondave, dhe kështu la pas ish-rekordmenët Pipo Inzagi dhe Alesandro Del Piero. Në renditjen absolute të debutuesve në Champions, Vlahoviç është i lënë pas vetëm nga sulmuesi ukrainas, Jevhen Konopljanka, që shënoi më shpejt se ai për Seviljen ndaj Borusias së Mynshengladbahut (fitore 3-0). Ndryshimi ishte që ukrainasi hyri si zëvendësues ndërsa serbi ishte titullar. i pyetur nëse pati ndonjë polemikë me festimin e golit, ai e hodhi poshtë këtë gjë.

Sfidanti.al