“Fortesa”Çelsi, e para angleze me 5 fitore radhazi në shtëpi në Champions, pa pësuar!

As Mançester Junajtidi, as Liverpuli, as Arsenali, dhe padyshim as Mançester Siti nuk e kanë bërë diçka të tillë. Çelsi i Londrës u regjistrua në histori si e para skuadër nga Anglia që nuk pëson gol në Champions në 5 ndeshje të fituara radhazi në shtëpi. Këtë e nxjerr agjencia e statistikave, “Opta”, ndërsa e përkufizon skuadrën e Tomas Tuhelit si “fortesë”. Puna e teknikut gjerman duket shumë e mirë sepse që kur nisi punën në janar të vitit të kaluar, ekipi i tij ka 39 ndeshje pa pësuar gol, 9 ndeshje shumë sesa ndjekësit më të afërt, Sevilja dhe Man. Siti. Oguri duket i mirë edhe për kualifikimin në finale, sepse nga 11 raste që Blutë e Londrës kanë fituar ndeshjen e parë, janë kualifikuar 9 herë. Dy herë eleminimi ka ardhur nga Barcelona në 2000 dhe Liverpuli në 2007.

Sfidanti.al