E ardhmja e Jorisit dhe Kejnit? Konte: Mund të gabosh me gruan, jo me portierin e sulmuesin!

Një italian i vërtetë, por edhe me humor që vlerësohet shumë në Angli. i tillë Antonio Konte që e shprehu në mënyrë tepër origjinale atë që mendon për të ardhmen e dy lojtarëve tepër të rëndësishëm të Totenhemit. Pra, ku do të jenë sezonin e ardhshëm portieri Hugo Joris (njëkohësisht kapiteni) dhe sulmuesi kryesor, Harri Kejn (zv. kapiteni)? Konte u pyet për këtë dhe përgjigja shkaktoi të qeshura. “Në Itali është një drejtor sportiv që quhet Korvino, – tha trajneri i Spërsave, – ai thotë se njeriu mund të bëjë gabim rreth gruas, por jo rreth portierit dhe sulmuesit. Kjo është shprehja më e mirë për të kuptuar futbollin, për të ndërtuar një skuadër. Po flasim për dy lojtarë shumë të mirë me mjaft përvojë”.

Sfidanti.al