Antivaksinistët marrin “pushtetin”, Steaua nuk do lojtarë të vaksinuar

Është skuadra më e madhe e Rumanisë, dhe njëra nga më të mëdhatë e Europës Lindore. Steaua e Bukureshtit ka qenë në vitet 80-të krenaria e futbollit rumun dhe ballkanas, fituese e Kupës së Kampionëve në 1986 dhe finaliste në 1989, ndërsa sot pushton titujt e mëdhenj të mediave jo për atë që bën në fushë, por për një vendim kundër vaksinave. Pronari i klubit, miliarderi me shumë huqe, Xhixhi Bekali, ka urdhëruar që të përjashtohet nga ekipi çdo lojtar që vaksinohet, sepse sipas tij “është e provuar shkencërisht, se ata që vaksinohen humbasin fuqinë”. “Shikoni lojtarët e Kluzhit apo të Rapidit të Bukureshtit, – tha Bekali, – duket sikur po u bie të fikët. Ata flenë gjumë në fushën e lojës”. Deri tani ka pasur protesta në Europë dhe në të gjithë botën nga njerëzit që duan liri zgjedhjeje për të mos e bërë vaksinën, ndërsa në Rumani duket se do të ketë protesta nga njerëzit që duan liri për t’u vaksinuar.

Sfidanti.al