Një nga spektaklet më të mëdhenj të sportit sapo përfundoi. Lojrat Olimpike të Dimrit e mbyllën shfaqjen e tyre në kryeqytetin kinez, Pekin, dhe fitoren e arriti një nga shtetet skandinave, Norvegjia. Norvegjezët morën gjithsej 16 medalje të arta, dhe në total patën 37 medalje, duke mos u mbërritur nga askush tjetër. As nga skuadra e fuqishme e Gjermanisë, që luftoi fort dhe mbërriti deri në 12 të arta e në 27 medalje gjithsej, duke llogaritur ato të argjendit dhe bronzit. Kina vendase realizoi njërin nga objektivat kryesorë, atë për të lënë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një duel sportiv mes dy shteteve superfuqi të planetit. Edhe pse kinezët morën më pak medalje gjithsej se amerikanët, 15 ndaj 25, për të artat ishin një më lart, 9 me 8.
Spikat paraqitja e Rusisë, sërish nën flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që vërtet doli në vend të 9-të në renditjen e përgjithshme, lënë pas edhe nga Suedia, Holanda, Austria e Zvicra, por rusët ishin të dytët për numrin total të medaljeve, 32, lënë pas vetëm nga Norvegjia. Polemikat më të mëdha ishin për skiatoren 15-vjeçare ruse, Kamila Valijeva, që kishte dalë pozitive për doping përpara Olimpiadës, dhe që u lejua të garonte. Ajo fitoi një medalje të artë ekipore, por dështoi në garën individuale, ndërsa rusët iu përgjigjën akuzave duke theksuar se në vitet 80-të e 90-të mbi 100 sportistë amerikanë kishin dalë pozitivë para olimpiadave dhe ishin lejuar të garonin, mes tyre edhe legjenda Karl Ljuis.
Sfidanti.al