Interi pret Brozoviçin e Perishiçin, por bën rinovimet më të rëndësishme!

Kur Roman Abramoviç bleu aksionet e Çelsit në 2004, shumëkush vlerësoi marrjen e yjeve si Drogba, Esien, Çeh dhe mbajtjen e Lampardit apo Territ, por njerëzit kryesorë që solli miliarderi rus ishin trajneri Zhoze Murinjo dhe shefi ekzekutiv, Piter Kenion. Me këtë dyshe u krijuan bazat për skuadrën fituese që mori titujt në Premier Ligë në 2005 e 2006. Tek Interi, presidenti Çang po mendon pikërisht në këtë mënyrë dhe një lajm i madh ishte rinovimi me administratorin e deleguar, Bepe Marotën, si dhe me drejtuesit e tjerë, Auzilion e Baçin. Për momentin, klubi shpreson të ketë rinovime edhe për disa nga lojtarët si kroatët Brozoviç, Perishiç apo Handanoviç.

Sfidanti.al