Zakonisht, futbollistët lidhen me modele ose me femra të konkurseve të bukurisë. Nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur pasi të dyja kategoritë, janë ashtu si sportistët, me bukuri trupore dhe fizike në përgjithësi. Kështu ndodh edhe me Dushan Vlahoviçin i cili sipas mediave italiane ka gjetur një “flakë” të re, që do të thotë një të dashur të re. Vajza quhet Karolina Stramare, dhe ka qenë Mis Italia. Ajo është vërtet e bukur dhe ka mbushur 23 vjeç, ndërsa sulmuesi i Juventusit është 22. Sipas revistave të specializuara për këto “thashetheme”, që të dy duhet të jenë njohur ndërsa Vlahoviç ishte ende tek Fiorentina.
Sfidanti.al