Rekordi Pogba, më shumë shtylla se gola të shënuar

Trysnia e të qenit futbollisti më i shtrenjtë në botë, duket se ka bërë efekt negativ tek Pol Pogba, por edhe fati nuk është në anën e tij. Francezi e ka nisur sezonin me kritika që kur u rikthye tek Mançester Junaitid, për shkak se nuk ka qenë i efektshëm në realizimin e golave.

Por Pogba, i cili ka shënuar vetëm 7 herë në të gjitha ndeshjet ku është aktivizuar, mban një rekord në Premier, si njeriu që e ka goditur shtyllën 8 herë, më shumë se çdo lojtar tjetër. Shtylla e fundit që ai e goditi ishte ajo përballë Sent Etien në Europa League. Gjithasesi, shifrat nuk janë shumë për t’u përshëndetur, pasi nga 113 gjuajtjet e Pogbas në total, vetëm 37 prej tyre kanë përfunduar në kudrat.

Sfidanti.al