Për dyshen e Lacios, Strakosha e Hysaj, minutazhi mund të jetë i plotë, të paktën sipas mediave italiane, pavarësisht konfliktit të patriotit të tyre, Igli Tare, me trajnerin Mauricio Sarri. Lacio ka një ndeshje të vështirë në fushën e Fiorentinës, ndërsa synimi për zonën Champions duket i vështirë për t’u realizuar.
Berat Gjimshiti mesa duket e ka lënë pas periudhën kur ishte në sol. Trajneri Gasperini beson plotësisht tek qendërmbrojtësi i Shqipërisë dhe ai do të jetë në qendër të repartit të prapavijës me 3 lojtarë, për ndeshjen në Bergamo ndaj Kaljarit.
Për Empolin, gjithashtu dy nga lojtarët e kombëtares do të jenë në fushë, mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërsa shkohet në stadiumin e Bolonjës së trajnerit Mihajloviç. Portieri Ujkani do të jetë në stol, ndërsa Kristijan Asllani nuk është grumbulluar.
Marash Kumbulla besohet se do të jetë në stol, ndërsa Murinjo preferon të luajë me treshen e mbrojtjes të përbërë nga Mançini, Smolling dhe Ibanjez. Roma pret nesër Xhenoan dhe për një rol si ai i qendërmbrojtësit vështirë se do të ketë ndonjë shans për shqiptarin, përveçse në rast të ndonjë dëmtimi, apo të loje të dobët të repartit të prapavijës.
Dy lojtarë të Kosovës do të jenë titullarë, Amir Rrahmani i Napolit (në Venecia), dhe Mërgim Vojvoda i Torinosë (në fushën e Udinezes), kurse portieri i kombëtares dhe njëkohësisht kapiteni, Etrit Berisha, do të jetë në stol për “granatët”.
Sfidanti.al