Tema është gjithnjë e njëjta dhe ky variant për përsëritet. E pra, Kristiano Ronaldo nuk do të nxitohet për të zgjidhur se ku do të luajë që nga sezoni i ardhshëm. Superylli portugez do të presë, dhe dëshira e tij më e madhe është që të vazhdojë tek Mançester Junajtidi, por së pari duhet të mësojë se cili do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Klubi në “Old Traford” nuk ka vendosur ende, ndonëse flitet për Poçetinon e PSG-së dhe Ten Hagun e Ajaksit, ndërsa në stol deri në fund të sezonit është Ralf Rangnik. Me teknikun gjerman, Ronaldos nuk i ka buzëqeshur fati dhe nuk po shënon gola prej kohësh, ndaj edhe do të donte që të kishte ndryshim në drejtim.
Sfidanti.al