Kur fitojmë lëvdojmë Zotin, kur humbasin..”fusim” në lojë djallin ?

Pse trajnerët kur humbasin besojnë se futbollin e ka shpikur “djalli”? Ama, për dreq, ka edhe nga ata që kur fitojnë, edhe pse falë fatit , u duket sikur zoti janë vetë dhe marrin urime edhe atribute, që fare mirë mund të shkonin lart në qiell.

Këto ditë, trajneri i Kukësit, Diego Longo, pas një doze katërfishe golash të injektuar nga Tirana, është bashkuar me grupin e trajnerëve , me në krye një italian tjetër, Alegrin e Juventusit , që besojnë se “futbollin e ka shpikur djalli”. Dhe kur e thonë këtë blasfemi ?Tamam tamam, në ditët, kur ekipet e tyre treten në lojë dhe zvogëlohen nga niveli , sa duket sikur u “zmadhohet” porta më shumë se 7 metra !

Kukësi pësoi 4 gola nga Tirana! Një humbje historike për një ekip nuk e ka për zakon të harrojë portën pa mbyllur . Po cila është arsyej kryesore, pa futur në lojë “zotin apo djallin”? Kjo nuk thuhet me zw tw lart: këtë herë i kishte kapur euforia kampione, sikur ky na ishte sezoni i bekuar që do të sillte dy gëzime të mëdha: edhe do të fitonin titullin, edhe do të bëheshin me stadium të ri! Pas krismës bardheblu, e para mbetet për t’u parë me dylbi, madje ndaj futet në “lojë “ edhe “djalli”, si një ngushëllim për trajnerin italian, që humbjen e vet dhe fitoren e thellë të Shehit tw Tiranës i shpjegoi si njw trill fati dhe jo si njw shpagim i merituar..!

Sfidanti.al