Zaniolo një “Toti”? Tifozët e duan deri në 2035, por mund të ikë që në verë!

Si përherë, kërcënimi vjen nga Torino ose nga Milano. Këta janë dy qytetet më të urryer për tifozët e skuadrave të tjera italiane që nuk e kanë bazën në njërin prej tyre. “Zonja e Vjetër”, pasi mori Dushan Vlahoviçin nga Fiorentina, pritet të provojë për të “gllabëruar” Nikolo Zaniolon. Në Itali ka shpërthyer një çështje e madhe, në Romë cilësohet një skandal. Tifozët duan që Zaniolo të qendrojë në ekip deri në 2037, pra kur të jetë 35 vjeç, ashtu siç bëri Françesko Toti apo Daniele De Rosi, apo Xhanini. Duket e vështirë që të ndodhë kështu dhe menaxheri i përgjithshëm i klubit, Tiago Pinto, thotë se “nuk mund të garantoj që Zaniolo do të jetë me ne sezonin e ardhshëm”. Lojtari sulmues i krahut të djathtë ka kontratë deri në 2024 me rrogë 2.5 milionë euro në sezon, por Juventusi mund t’i japë 4 apo 5 herë më shumë.

Sfidanti.al