Ndërprerja e karrierës së tij (e dyta) ndodhi në 4 nëntor 2021, pikërisht mbrëmjen e asaj dite. Feliks Cvajer ndjeu presion të jashtëzakonshëm pas gabimeve që bëri në duelin Dortmund-Bajern (2-3) dhe sulmueve të ashpra nga Borusia e sidomos nga Xhud Belingham. Anglezi u gjobit me 40 000 euro, por Cvajeri lajmëroi shefat se dëshironte të merrte një periudhë pushimi. Që nga ajo kohë, ndërsa jemi në 2 shkurt, arbitri nuk është kthyer në fushë, edhe pse pritet që kjo të ndodhë gjatë mëtij muaji. Ai mendoi tërheqjen, por nuk deshi që më pas ta konsideronte “shans të humbur”. Për momentin, po merr pjesë në një kurs në distanë (përmes internetit) me UEFA-n, e më pas mund të kthehet në Bundesligë.
Sfidanti.al