Pronari i këtij biznesi pati një ide të shkëlqyer, por që mund ta kishte vendosur në telashe. Një restorant i vogël në Gjermani, që merret edhe ,e prodhimin e picave, vendosi t’ua vinte emrin këtyre të fundit, “Campignons League”, një emër shumë i ngjashëm me atë të Ligës së Kampionëve (Champions League). Natyrisht, Champions ka në disa sporte, por më shumë njihet ai i futbollit. UEFA vendosi të shkonte në gjyq me restorantin “Pica Volke” (Pizza Wolke) të qytetit të Gisenit (Giessen), me akuzën se ky emër shkel të drejtat e autorit, që i përkasin Champions League-s së futbollit. Më pas, UEFA u tërhoq, ndërsa emri që i është vendosur picës nga restoranti, në gjermanisht do të thotë “kërpudhë”.
Sfidanti.al