U rrëzuan në të tetat e finaleve të Kupës së Francës, një nga trofetë që nuk e kanë ndarë nga vetja këta vjet. Paris SG pësoi një turpërim të madh nga Nica lilipute duke u eleminuar pas gjuajtjes së penalltive. Edhe pse në fushë ishin që nga minuta e parë Lionel Mesi e Verrati, ndërsa në portë Donaruma, e ndonëse në 64’ hyri Kilian Mbape, goli nuk u duk. Kjo nuk ndodhi as për 120 minuta, dhe tek penalltitë Nica doli fitimtare. Paredes e Simons gabuan, ndërsa shënuan Mesi, Mbape, Draksler, Verrati e Bernat. Vendasit humbën vetëm një 11-metërsh, dhe u kualifikuan për në çerekfinale. Një goditje e rëndë pak ditë para ndeshjes ndaj Realit në Champions.
Sfidanti.al