Mohamed Salah është shpresa e madhe e Egjiptit për titullin!

Nuk do të ketë asnjë kundërshtar të lehtë, por as nuk kishte deri tani. “Faraonët” e Egjiptit u kualifikuan për në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës që zhvillohen në Kamerun, dhe kjo ndodhi për meritë të madhe të Mohamed Salahut. Ylli i Liverpulit, që këtë sezon u krahasua me Mesin, Ronaldon, Mbapenë apo Halandin, shënoi një gol dhe shërbeu asistin për golin tjetër në suksesin 2-1 ndaj Marokut të fortë, gjë që ndodhi pas kohës shtesë. Tashmë, finalja do të jetë ndaj Kamerunit vendas në 3 shkurt, dhe Salah është shpresa e madhe për egjiptianët. Skuadra e shtetit në brigjet e Nilit është më e suksesshmja në Kupën e Kombeve të Afrikës me 6 tituj (të fundit në 2010), ndërsa Kameruni e ka fituar titullin 5 herë. Në 2017, Egjipti humbi finalen ndaj Kamerunit në “Stadiumin e Miqësisë” në Librevil të Gabonit. Përfundoi 2-1 për kamerunasit, ndërsa Salah ishte në fushë, por nuk arriti të shënonte gol. Këtë herë shpreson që të jetë ndryshe.

Gjysmëfinalet: Burkina Faso-Senegal në 2 shkurt, Kamerun-Egjipt në 3 shkurt.

Sfidanti.al