Haland e “nuhat” më shumë golin se Mbapeja, francezi njeh më mirë asistin!

Një krahasim mes dy sulmuesve më të shquar të rinj të futbollit botëror na tregon se ata janë shumë të mirë dhe se e kanë specialitet shënimin e golave. Erling Halandi madje ka mesatare më të mirë në raport me ndeshjet që ka luajtur, duke realizuar 129 gola në 172 ndeshje, që do të thotë 0.75 rrjeta për çdo sfidë. Kilian Mbape ka arritur në 177 gola në 258 ndeshje, dhe për të dy bëhet fjalë për skuadrat e klubeve, jo për kombëtaret. Mesatarja e francezit është 0.69 gola për ndeshje. Gjithsesi, për asistët kampioni i botë ka më shumë se dyfishin, 80 ndaj 35 të norvegjezit.

Sfidanti.al