Ishte skenari më i mirë i mundshëm për vendasit, pasi u arrit fitorja dhe golin e vetëm e shënoi lojtari që tha lamtumirë. Ishte përshëndetja e duhur e Regi Lushkjes, që i dha Laçit fiton ndaj Partizanit në Kurbin, duke bërë që ekipi i tij të mbetet i vetmi ende në ndjekje të Tiranës. Të besuarit e Mirel Josës kanë 34 pikë ndaj 40 të kryeqytetasve, ndërsa të tjerët si Kukësi e Vllaznia janë më prapa.
Partizani luajti shumë mirë, siç e pohoi edhe vetë Josa, ndërsa trajneri i të kuqve, Mehmeti, deklaroi se “nuk e merituam humbjen”. Futbolli është i tillë që të humbësh edhe kur duhej të kishe marrë shumë më tepër, veçse është sëmundja e gjithë sezonit për kryeqytetasit, që bëjnë lojë, krijojnë raste, por nuk shënojnë gol. Pas javës së 18-të, pra kur ka mbaruar gjysma e kampionatit, Partizani ka vetëm 22 pikë nga 54 të mundshme, duke qenë 18 pikë larg kreut.
Rezultatet: Laçi-Partizani 1-0, Egnatia-Dinamo 1-1.
Sfidanti.al