Broja ka ëndërr Ronaldon, por jo Kristianon veçse “Fenomenin”!

Që i vogël në qytezën Slou (Slough), një djalosh i vogël i një familjeje shqiptarë të emigruar në Britaninë e Madhe, shikonte videot e një ylli të madh të futbollit. Ai djalosh e kishte emrin Armando Broja, një fëmijë të cilin babai e dërgonte në futboll që në moshën 4-vjeçare dhe që e ka ndjekur derisa u rrit dhe kaloi edhe adoleshencën. Ylli i futbollit që Broja shikonte në video në moshë të vogël quhen Ronaldo Nazario da Lima, “Fenomeni” brazilian që nuk e pati fatin aq të madh sa talentin. Armando padyshim që deshi që t’i ngjante dhe shpejtësinë e paparashikueshmërinë e ka të përafërt me superyllin. Që nga Ridingu, Totenhemi e pastaj tek Çelsi, karriera e tij eci shpejt, ndërsa sot ai e ka ende kartonin në “Stemford Brixh”, ndonëse golat i shënon për Sauthemptonin. Ëndrra për kthim tek Çelsi për një tifozë të bluve mbetet e fortë e ndoshta do të realizohet.

Sfidanti.al