Do të duhen 30 milionë euro që kartoni i mesfushorit gjerman të paguhet i plotë dhe të bindet Fiorentina. Gjithsesi, në Itali thonë se Robin Gosens është vetëm “1 centimetër” larg Interit, ndërsa klubi zikaltër po bën bilancet për të qenë në nivelin e duhur sezonin e ardhshëm. Lojtari që shkëlqeu në Europian, dhe që luan më shumë në krah, do të jetë në krah të Ivan Perishiçit, por vetëm për 6 muajt e parë (që tani në janar) për t’i zënë vendin në verë. Kjo sepse Interi ka vendosur që lojtarët veteranë të rinovojnë me ulje rroge, me përjashtim vetëm të Marcelo Brozoviçit. Mesfushori tjetër kroat cilësohet i domosdoshëm për skemat e Inzagit, siç ishte edhe për Antonio Konten, dhe atij nuk do t’i preket pagesa, dhe do të fitojë 6.5 milionë euro në sezon, bashkë me shpërblimet. Perisiç kërkon 6 milionë, por drejtuesit nuk japin më shumë se 3-3.5 milionë. Edhe Handanoviç e D’Ambrozio mund të rinovojnë vetëm me ulje rroge.
Sfidanti.al