Flitet për një nga lojtarët më të rinj dhe më të vlerësuar të Gjermanisë. Florian Virc po shkëlqen me Leverkusenin dhe është thirrur në kombëtare, ndërsa interesimi për të është rritur në Bundesligë dhe në Europë. Me 8 gola e 11 asistë në vetëm 21 ndeshje deri në fund të dhjetorit 2021, Virc meriton lavdërimet, por drejtuesi i Leverkusenit, Rudi Fëler, nuk do ta lëshojë lehtë. “Ai ka kontratë deri në 2026 me ne, – thotë ish-ylli gjerman, – ai do të qendrojë patjetër edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa e ardhmja mund të jetë në Angli, Spanjë apo edhe në Mynih. Vlerësimi për kartonin është deri në 70 milionë euro apo edhe më shumë dhe Bajerni mund të mos e bëjë këtë sakrificë. Në Bavari thonë se trajneri Nagelsman dhe drejtori Salihamixhiç mund të mbështeten tek talenti 16-vjeçar, Paul Vaner, që u bë lojtari më i ri i Bajernit në historinë e klubit.
Sfidanti.al