Arauho kërkon rrogën e Pedrit dhe Ansu Fatiut për të firmosur!

Ka ardhur refuzimi i parë, dhe tek Barcelona nuk janë aspak të lumtur. Ronald Arauho është padyshim mbrojtësi më i mirë që katalanasit kanë aktualisht, ndërsa kontrata e tij përfundon në 2023. Klubi po bën ç’mos që ai të rinovojë, veçse problemi kryesor është ai i kohëve të fundit, financiar. Futbollisti uruguajan fiton vetëm 900 000 euro në sezon, sipas njoftimeve të mediave, dhe kërkon një rrogë të barabartë me Ansu Fatiun dhe Pedrin për të pranuar rinovimin. Nuk është bërë e ditur rroga e dyshes që ka rinovuar, por besohet se shkon nga 4.5 deri në 5 milionë euro në sezon. Për momentin, akord nuk ka ndërsa Arauho mundet edhe që të largohet. Liverpuli thuhet se ka ofruar 60 milionë euro për kartonin e tij (mbi 50 milionë paundë stërlina), ndërsa Çelsi e Mançester Junajtidi janë gjithnjë në ndjekje.

Sfidanti.al