Vlahoviç si Baxho e Kieza, transferimet e mëdha nga Fiorentina tek Juventusi

Nuk është i pari që e bën rrugën prej rreth 400 kilometrash nga Firencja në Torino. Nga Toskana në Piemont, ky është udhëtimi i Dushan Vlahoviçit, por që nuk është i pari yll që largohet nga Fiorentina për tek Juventusi. Përpara tij kjo u ka ndodhur Roberto Baxhos dhe Federiko Kiezës, sa për të sjellë dy shembuj. Baxho e bëri kalimin në 18 maj 1990 për një shifër rekord për kohën, 25 miliardë lireta, që bënin rreth 13.5 milionë USD. “Bishtaleci” ishte një nga lojtarët më të mirë të Italisë dhe gjatë karrierës luajti edhe për Interin e Milanin, si edhe për kombëtaren italiane duke arritur finalen e Kupës së Botës 1990 humbur pas penalltive ndaj Brazilit. Kieza e pati transferimin shumë më vonë, në tetor 2020, dhe Juventusit i kushton gjithsej kartoni i tij 60 milionë euro. Tashmë është radha e Vlahoviçit që e theu rekordin e Kiezës, sepse Juventusi do të paguajë mbi 70 milionë euro.

Sfidanti.al