Geri Nevil tregon sesi dështoi ta bindte Stiven Xherrardin të braktiste Liverpulin

Nuk e tha saktë se në cilin vit ndodhi, por rrëfeu ngjarjen e cila për hir të së vërtetës ishte shumë e shkurtër. “Unë doja që Stiven Xherrard të vinte tek Mançester Junajtidi, – tha Geri Nevil, ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit në kohën e Sër Aleks Fergusonit, – unë isha pak më i ri sesa ai, dhe nuk mund të bëja ndonjë presion, por e provova. Biseda jonë zgjati vetëm 30 sekonda, sepse Xherrard ma preu shkurt dhe më tha se “nëse unë e bëj këtë, unë dhe familja ime nuk kthehemi dot më në Liverpul”. Ai ishte besnik i vërtetë ndaj tifozëve të Liverpulit”. Edhe Xhon Terri u përpoq në 2005-ën ta bindte kapitenin e të kuqve për t’u bashkuar me Çelsin, sipas dëshirës së Zhoze Murinjos. Biseda e dy kapitenëve zgjati 10 minuta, por sërish Terri “nuk qullosi gjë”.

Sfidanti.al